8:31 / 15 November 2022
Statusi i plotë i Xhevdet Pozharit në rrjetin social facebook
“Krejt ata politikanë që po thirren në emër të “Amerikës” për me e sulmu Albin Kurtin, dijeni se Amerika ju njeh si paren e kuqe.
Prapë ky shtet ma shumë e vlerëson një njeri që është pak kokëfortë por nuk e vjedh shtëpinë e vet, sesa ata që me “pro-amerikanizëm”, “pro-evropianizëm”, “patriotizma” mundohen me e fsheh të vërtetën se e kanë rrjepur këtë vend.”
Të tillët hiq s’po i bëjnë nderë Amerikës kur po thirren në emër të saj. Jo rastësisht edhe ambasada e SHBA-ve ua ka ndaluar një gjë të tillë, por badihava! S’po kanë kauzë tjetër sepse gjithë këto vite e kanë njohur veç gjuhën e “tendero-manisë” të kamufluar nën petkun e demokracisë.