2:14 / 10 September 2022
Statusi i plotë i analistit Xhevdet Pozhari
Një gjysh që kërkoi fillimin e mësimit dhe i revoltuar e kapi për krahu Rrahman Jasharajn, përfundoi në burg 48 orë.
Këta të PSD-së që e sulmuan ministrin Hekuran Murati me miell, dolën në mbrëmje nëpër media duke e shpallur kryeministrin diktator! Shpëtuan pa therrë në këmbë. Askush nuk i mori në përgjegjësi ndonëse sulmuan një zyrtar të lartë shtetëror. Për më tepër, mburreshin me aktin e tyre “heroik”.
“Diktaturë” se jo mahi!