Ballina

Pozhari “godet” Sami Lushtakun: U bëtë milionerë, “37 milionë euro janë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:59 / 10 October 2022
Postimi i plotë i Xhevdet Pozharit në rrjetin social facebook …
“37 milionë euro janë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve, të cilat kryesisht janë kontrolluar nga njerëzit e fuqishëm të politikës.
370 milionë euro për 10 vjet.
Sa portali e televizioni mund të hapet me këto pare! Pak po shkruajnë kundër Albin Kurtit sikundër ua ka tha kaqepin duke ia kthyer terminalet shtetit.
Që kishte me thënë Sami Lushtaku, ma shumë duhet me e respektu një serb të Beogradit sesa këtë kryeministër që ka vendos me i shkul rrënjët e krimit dhe korrupsionit.
Nuk keni faj, jo! U bëtë milionerë dhe për të ta mbrotjur pashallekun tuaj ishit në gjendje të bëni lloj lloj koncesione, madje edhe t’i falnit tokë Serbisë.
Veç qai Albin Kurti që e njoh unë, për hundësh ka me ua nxjerrë”