Statusi i plotë i Xhevdet Pozharit në rrjetin social facebook
Isa Mustafa: LDK-ja është një pasuri politike dhe institucionale për vendin, sepse kontribuon në amortizimin e sjelljeve ekstreme dhe devijante , të cilat janë të dëmshme…. Viteve të fundit disa njerëz në këtë parti i kaploi dashuria dhe virusi i Vetëvendosjes…. Sa më shpejt që shërohet nga ky virus, aq më shpejt do të rritet.
Qe qysh duket komunisti tipik. I quan me sjellje devijante krejt ata që nuk mendojnë si ai. Komunisti i këtij lloji konsideron të rrezikshme gjithçka që është ndryshe nga vetvetja. Dhe, për më tepër thirret në demokraci! E, demokracia në thelb është krejt e kundërta e pretendimit të tij.
Nëse doni me e dit se çfarë modeli të politikanit dëshiron ky, mjafton ta keni si ilustrim Avdullah Hotin. Asi tipa që i kanë pas jakat e bardha me tentene prej klasës së parë. Ata tipat që kur ka ikë krejt klasa prej orës kanë ndejt me shpijunu. Tipa që mundohen mu tregu të mençur në teori kur flasin me shifra, e kur i gjykon për punët në praktikë, del që e kanë bo pleh kudo që kanë shkelur.
Pra, për Isa Mustafën prototipi ideal, sinonimi i “racës arjane” është dikush pa vitamina, si Avdullah Hoti. Razumesh – razumem! Merr frymë. Mos merr….
O Isë, është viti 2023. Të rinjtë sot kur e dëgjojnë që flet ti, thonë a hala po llomotit ky që ishte nëpër funksione e pushtet për 50 vjet.
Trus qaty e pleqëri të shëndetshme! Edhe ashtu si akademik, ti nuk e ke problemin me pensionin si bashkëmoshatarët e tu. Mbetesh i privilegjuar në secilën etapë jetësore. Kosovës i ke marr gjithçka dhe nuk i ke dhënë ASGJË!