Lajme

Pozhari: “Këto janë dy mashtrimet më të mëdha të ish-pushtetarëve”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:22 / 17 December 2022

Xhevdet Pozhari, analist politik ka shkruar një status në të cilën ka komentuar ato që ai pretendon se janë “dy mashtrimet më të mëdha të ish-pushtetarëve”.

Sipas tij, pushtetarët e kaluar kanë “mashtruar” kur theksonin se Gjykata Speciale do të formohej edhe pa u pyetur ata dhe se me mos themelimin e Asociacionit, rrezikohet veriu.

“Dy mashtrimet më të mëdha të ish pushtetarëve:

● Nëse nuk do ta kishim votuar ne Gjykatën Speciale, do ta kishin formuar pa na pyetur.

● Nëse nuk do ta kishim themeluar ne Asociacionin, do të na rrezikohej veriu.

Dhe, nuk është i vogël numri i atyre që i besojnë këto pallavra.

Askush, kurrë hiq, nuk mund tët detyroj të bësh diçka kundër vullnetit.” – vlerësoi ai.

Pozhari ka shkuar edhe më larg, duke pretenduar se Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se “veç një parti, veç një njeri është kundër”.