1:28 / 23 October 2023
Opinionisti Xhevdet Pozhari ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Sipas Pozharit, gjuha e shefit të ekzekutivit shqiptar shpeshherë është e çuditshme, thënë së buti, përcjell lajmi.net.
Analisti pretendon që Rama duhet të jetë më i kujdesshëm dhe t’i zgjedhë fjalët, sidomos kur është në pyetje interesi kombëtar.
“Duhet të jetë më i kujdesshëm te pjesa kur bëhet fjalë për interesin kombëtar”, tha ndër tjerash Pozhari.
Në videon e mësipërme, prononcimi i tij i plotë lidhur me këtë çështje, por dhe jo vetëm.