12:51 / 25 August 2022
Postimi i plotë i Pozharit
E degraduan arsimin. Heshtëm!
– I mbushën shkollat me militantë partiakë. Prapë heshtëm.
– U bë prijës i sindikatës një ngelaç që ia falnin notat. Prapë heshtëm.
– I dyti i sindikatës u bë milioner, prapë heshtëm.
– U bë diplomë më e vlefshme libreza partiake. Prapë heshtëm.
Tash duan t’i mbyllin shkollat për fëmijët tanë, edhepse do të kenë rritje të pagave. E, tash nuk ka heshtje më!
Një prind që sot nuk e pyet askush, punon natë e ditë për atë fëmijë. Paguan taksat, i përgjigjet çdo kërkese që brezave të rinj ua hap rrugën. Me taksat e prindërve është mbushur edhe fondi i sindikatës së arsimit që është 1 milion euro dhe shpenzohet për ekskursione të atyre që e kanë degraduar arsimin. Ata që duan grevë le t’i paguajë sindikata. Por, jo ne prindërit që bashkë me fëmijët jemi më të dëmtuarit.
Mësimdhënia mbi të gjitha është mision, e jo veç profesion. Kush nuk e ka kuptuar këtë dhe jep mësim, bën mirë vendin t’ia lirojë dikujt tjetër.