Ballina

Pozhari: Në bazë të deklaratave PDK dhe LDK lëre që nuk janë pishman, por mezi po presin ta jetësojnë Asociacionin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:07 / 15 December 2022

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar përsëri për temën aktuale të veriut

Statusi i plotë i tij në rrjetin social facebook

Dje u ripërsërit kërkesa për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sot Kosova ju përgjigj pozitivisht duke aplikuar për në BE!

Nuk do ta fajësoja Albin Kurtin, e as nuk do të thosha se i ka ndryshuar qëndrimet. Ai sot është kryeministër edhe i atyre që kanë votuar atë që dikur e quanin ‘Zajednicë’. Nëse një gjë e tillë nuk mund të zhbëhet edhe shkaku se partitë e tjera, si PDK e LDK, lëre që nuk janë pishman, por mezi presin ta jetësojnë, atëherë Albin Kurti do të duhej që energjitë t’i koncentrojë në propozimin Franko-Gjerman, me shpresën se Asociacioni do të jetë kompromisi i fundit për të cilin ai nuk ka përgjegjësi të nënshkrimit.

Të jemi të qartë – jo pse Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje të ardhshme potenciale. Me shumë gjasë ajo do të refuzojë. Por, së paku ne të përfaqësohemi nga njerëz që nuk bëjnë pazare, e jo si në të kaluarën nga pakurrizorë.