Statusi i plotë i Pozharit në rrjetin social facebook
Qeveria po mundohet që t’i mbrojë qytetarët nga ata që e blejnë vajin 1 euro e 40 cent, ndërsa e shesin 90% më shtrenjtë, 2 euro e 60 cent.
Ndërsa opozita, në emër të tregut të lirë, po e kundërshton që mos të përcaktohen çmimet tavan.
Pra, e njëjta opozitë që kur ishte në pushtet ia ndante “Viva Freshave” nga pakoja e ndihmave për pandeminë, miliona euro. Pavarësisht se kurrë nuk e kanë ndalur punën.
E, Qeveria e tanishme ato pako për t’u përballë me inflacionin po ia ndanë pensionistëve, studentëve, punëtorëve, me një fjalë qytetarëve.
Pra, kemi një Qeveri që mbron qytetarët nga tuxharët që thirren në emër të “lirisë së tregut” dhe një opozitë që është shërbëtore me pagesë e milionerëve.
Kaq e thjeshtë është!