Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas komenteve që ka marrë, për një shkrim, në të cilin tregonte për një person që përkujdesej për pagesat në parkig, i cili ka marrë rrugën e gurbetit.
“Unë po iki vet i gjashti nga ky vend”, i kishte thënë zyrtari Pozharit, teksa i kishte treguar se duhet të ikë për fëmijët e tij.
“Fëmija im vuan nga një sëmundje e rrallë, vetëm jashtë vendit mund të trajtohet. I duhet hospitalizim për 1 vit. Shteti këtu tha se nuk ka mundësi të mi mbulojë shpenzimet”, ka thënë zyrtari për parking.
E për kritikat që i ka marrë për këtë shkrim, Pozhari ka paralajmëruar se “do t’ua plas lukthin politikanëve hajna”.
“Shumë militantë që lexojnë veç tituj ishin gëzuar dje me shkrimin “Unë po iki për fëmijët e mi”, dedikuar një njeriu që halli, e veçanërisht sëmundja e fëmijës, e ka detyruar ta merr këtë vendim.
Mu qetu më keni me ua plas lukthin politikanëve hajna që ju i keni idola”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.