Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një status, ku ka komentuar këresat për themelimin e Asociacionit dhe aplikimin e Kosovës për në BE.
Ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti është edhe kryeministër i atyre që dikur e quanin “Zajednicë”.
Postimi i plotë:
Dje u ripërsërit kërkesa për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Sot Kosova ju përgjigj pozitivisht duke aplikuar për në BE!
Nuk do ta fajësoja Albin Kurtin, e as nuk do të thosha se i ka ndryshuar qëndrimet. Ai sot është kryeministër edhe i atyre që kanë votuar atë që dikur e quanin ‘Zajednicë’. Nëse një gjë e tillë nuk mund të zhbëhet edhe shkaku se partitë e tjera, si PDK e LDK, lëre që nuk janë pishman, por mezi presin ta jetësojnë, atëherë Albin Kurti do të duhej që energjitë t’i koncentrojë në propozimin Franko-Gjerman, me shpresën se Asociacioni do të jetë kompromisi i fundit për të cilin ai nuk ka përgjegjësi të nënshkrimit.
Të jemi të qartë – jo pse Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje të ardhshme potenciale. Me shumë gjasë ajo do të refuzojë. Por, së paku ne të përfaqësohemi nga njerëz që nuk bëjnë pazare, e jo si në të kaluarën nga pakurrizorë.