Lajme

Pozhari për Kurtin: I vendosur, i suksesshëm, s’e bon Asociacionin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:49 / 14 January 2023

Xhevdet Pozhari, analist, ka postuar në profilin e tij një video, ku ai flet për çështjen e qeverisjes së Albin Kurtit.

“Unë jam thellësisht i bindur se nëse do të kishim që moti një kryeministër kaq të vendosur, të gatshëm të mos lejojë të bëjë kompromise kaq lehtazi, ne sot do të diskutonim krejt tema tjera. Definitivisht i qëndroj dhe gjithmonë po përforcohet ajo bindja se zoti Kurti, ndonëse është pritur që të jetë shumë më i suksesshëm në çështjet e brendshme, po tregohet par excellance në politikën e jashtme” – tha ai.

Z. Pozhari duket i vendosur që Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Albin Kurti nuk do ta nënshkruaj Asociacionin…” – shkroi si mbishkrim z. Pozhari.