Lajme

Pozhari: Po, është dënim në emër të Kosovës, PDK dhe LDK jeni të zgjedhur nga populli dhe vetë e keni votuar…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:53 / 16 December 2022

Statusi i plotë i Pozharit në facebook:

Mos u tmerroni për vendimin skandaloz të Gjykatës Speciale. Vetë e keni votuar dhe jeni paguar me mëditje për pjesëmarrje në seancë.

Po, është dënim në emër të Kosovës. Pjesa dërrmuese e deputetëve të zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë në popull. Shumica absolute në Kuvend – PDK dhe LDK, i kanë thonë “Po” Gjykatës Speciale.

Njëjtë siç e keni votuar edhe Asociacionin.

Kur një pakicë prej nesh thoshim “JO” për krejt proceset e dëmshme që janë legjitimuar me votën e pushteteve të kaluara, demonizoheshim, kualifikoheshim me lloj lloj epitete.

E, në fakt kishte veç një epitet për ata që shkelën mbi të kaluarën tonë.