Lajme

Pozhari: Qendrat tregtare plot, s’paskemi pasë nevojë për Trustin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:01 / 23 January 2023

Analisti Xhevdet Pozhari, ka shkruar rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti Pensional, projektligji që nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës, të enjtën e javës së kaluar.

Përmes një statusi në Facebook, Pozhari ka thënë se gjatë këtij vikendi qendrat tregtare ishin të mbushura plotë me qytetarë.

Kështu, duke theksuar se qytetarët nuk kanë nevojë për Trustin.

Vikend. Qendrat tregtare të mbushura plot. Që thonë, nuk ka vend as ku ta vësh gjilpërën.

Nuk është se paskemi pas gjithaq nevojë për Trustin!” – ka shkruar Pozhari.