Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, analisti, Halil Matoshi deklaroi se kryeministri Albin Kurti i frikësohet monstrumit të cilin e ka krijuar vetë, ai monstrum sipas tij është “Zajednica”.
“Tu e fol në çdo mbledhje, çdo ditë në shtabet e tyre, e kanë bërë aq të madh saqë edhe unë kam filluar të frikësohem”, tha Matoshi.
Ai tutje tha se fati jonë i mirë është që asnjë zyrtar i lartë amerikan dhe i BE-së kurrë nuk ka thënë që “Zajednica” do të këtë kompetenca ekzekutive.
“Gjykata Speciale është e Kosovës dhe këtë nuk mund të mohojë askush, ajo funksionon jashtë për shkak të frikësimit të dëshmitarëve”, tha Matoshi në Politiko.
Sipas Matoshit mos të ishte Vuçiqi si një autokrat dhe Serbia që kurrë nuk ka sundu ligji, na po shënojmë autogola por po na nxjerr me autobolat e tij Vuçiqi dhe kështu jemi “fifty-fifty”.
Matoshi në fund tha se arrestimi, rrëmbimi i tre policëve ka qenë autogol i Vuçiqit, me lirimin e shpejtë të tyre Vuçiqi ka fituar avantazh politik dhe diplomatik. /Gazeta10/