Lajme

Premtimi i Abdixhikut, pensione të mira e barna falas për pleqtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:39 / 18 January 2025

Vetëm numri e emri partisë nuk mjaftuan.

Ndaj, për kandidatët e tyre që garojnë për deputet në listën e LDK-së, deçanasit brenduan veturat edhe me fotografi.

Kjo parti ka tubim fushate të premten pasdite në komunën e Dukagjinit dhe salla ku u thirr ngjarja mbushej me gumëzhima aktivistësh, kur ndonjëherë ndalej muzika.

Arsenal tjetër mbështetës shfaqet kur këtu vjen pretendenti i Lidhjes demokratike për kryeministër.

Për Lumir Abdixhikun kurrkush nuk qëndroi ulur, e i qetë.

Entuziazmi i shfaqur në këtë tubim, sipas shefit të LDK-së deçanase është garanci e qeverisë me duar të pastra.

Ngjitha në skenë e prijësit të LDK-së i nxit edhe më simpatizantët.

Kur e pa e përjetoi këtë pritje, Abdixhiku tha se e kuptoi pse LDK-së po ia kanë inati rivalët. 

Nga ky frymëzim, atij sikur i erdhi një ide e re që ta ndërrojë slloganin partiak.

Deçani, sipas Abdixhikut, ka potencial te madh për turizëm, fushë kjo në të cilën ai tha se do të investojë shumë si kryeministër, nëse fiton më 9 shkurt.

Nuk dihet nëse ky burrë, që fjalimin e shefit të LDK-së po e ndiqte virtualisht, është në pension apo jo, por kjo kategori do përfitojë më shumë pas 9 shurtit.

Para deçanasve LDK premtoi t’i ndërtojë edhe 80 çerdhe gjithandej vendit, por nga pranvera e tutje partnerin për ketë e gjeti në Pejë, kur vizitoi një biznes të këtushëm. 

Nga montuesi i objekteve të drurit, mësoi që ka boll telashe me rrymë për të siguruar prodhim dhe punë normale.

Problemet e tilla, sikur edhe ato që i mësoi gjatë qëndrimit në disa lokacione në Pejë, gjatë së premtës, Abdixhiku tha se do zgjidhen pas 3 javësh kur ky e partia e tij pretendojnë se do të triumfojnë në zgjedhje.