Lajme

Presidenti i FIFA-s, mes shumë takimeve me liderët botëror në Paris, veçon edhe atë me Presidenten Osmani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:06 / 8 December 2024

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qëndruar në Paris, ku mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame.

Në një postim të bërë në Instagram, Infantino në mesin e shumë takimeve të zhvilluara në Paris, ka veçuar edhe atë me Presidenten Vjosa Osmani.

Me këtë të fundit, presidenti i FIFA-s ka publikuar edhe një fotografi.

“Ishte një emocion i vërtetë të jesh dëshmitar në rihapjen e Notre-Dame de Paris në 🇫🇷, e dashur për të gjithë botën, në shoqërinë e shumë liderëve ndërkombëtarë”, ka shkruar mes tjerash Gianni Infantino në Instagram.