Lajme

Presidenti kroat lobon për njohjen e Kosovës në takim me Papën 

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:04 / 31 October 2025

Presidenti kroat Zoran Millanoviq po qëndron për një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, ku ai dhe bashkëshortja e tij u pritën në një audiencë private nga Papa Leoni XIV.

Ai tha se takimi ishte i mirë dhe i këndshëm, teksa shtoi se është folur edhe për rajonin.

Duke folur për mediat pas takimit, presidenti kroat u ndal edhe te Kosova, duke përmendur faktin se vendi nuk njihet nga Vatikani.

“Siç e dini, Kosova nuk njihet nga Vatikani. Vatikani është mjaft konservator në këto çështje, ata nuk e njohin lehtë, ata s’e njihnin as NDH-në (Shtetin e Pavarur Kroat, siç njihej gjatë Luftës së Dytë Botërore). Por Kosova nuk është NDH, Kosova është një shtet që ne e njohëm dhe që për fat të keq nuk është njohur nga pesë shtete të tjera në Evropë, secili për arsyet e veta, gjë që tregon se shtetet janë egoiste dhe të orientuara drejt vetes. Kjo është në fakt gjendja normale e punëve, ajo që është e rëndësishme është që ato të mos jenë të këqija dhe pushtuese dhe vështirë se mund të ndryshojë diçka, dhe mua më vjen keq për këtë, sepse unë kudo që mundem them që Kosova duhet të njihet. Është shtet dhe kjo nuk do të ndryshojë, dhe këtë nuk e them me qëllim të keq kundër serbëve apo Serbisë, por është realitet”, tha Millanoviq, raporton Klankosova.tv.

Keni problem me prostatën? Kjo metodë shpëton 9 nga 10 burra!

“Ai reagoi mirë… Mendoj se do të vijë në Kroaci, por ky është Papa. Nuk është një rekrutim për një shfaqje talentesh. Askush nuk do ta dëgjojë Papën të thotë ‘Po vij, s’ka problem’. Por mendoj se do të vijë”, tha presidenti kroat.

Presidenti kroat tha se kanë folur edhe për rajonin dhe pozicionin e kroatëve, “por nuk mund t’ju tregoj detajet sepse ky është Vatikani, jo Komisioni Evropian”.