Lajme

Presidentja e KE-së i kërkon Asociacionin Kosovës dhe njohjen de-facto Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:49 / 30 October 2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shprehur përkushtimin e saj që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e unionit, mirëpo ka kërkuar nga Kosova që të themeloj Asociacionin e komunave me shumicë serbe, derisa nga Serbia njohjen de-facto.

Këtë njoftim e bëri Komisioni Evropian në faqen zyrtare në Facebook, ku njoftoi se von der Leyen e ka përfunduar vizitën në Kosovë ndërsa njoftoi për takimet me krerët shtetëror që kishte.

Në këtë vizitë, sipas KE-së, von der Leyen e ka prezantuar Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përfunduar vizitën e saj në Kosovë, ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Gjatë vizitës, ajo tha se BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë dhe prezantoi më në detaje Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kryetari i Komisionit theksoi se është thelbësore që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet, duke shtuar se Kosova duhet të nisë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Serbia duhet të arrijë njohjen de-facto”, thuhet në njoftim.