Lajme

“Presidentja ka punuar për anëtarësimin në KiE, Kurti ka prishur punë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:24 / 13 June 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri i ka dal në krah presidentes Vjosa Osmanit, sa i përket punës së kryer për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai thotë se Osmani ka bërë rolin e saj të anëtarësimit dhe është puna.

“Për dashurinë, do të thotë se presidentja e ka pasur këtë raport më personal, këtë lidhje, dhe që ka shtyrë në politikën e jashtme të saj”, u shpreh Haziri në Rubikon të Klan Kosovës.

“Presidentja është ajo që ka shtyrë më shumë, dhe diploma parlamentare ka funksionuar vetëm, delegacioni mbipartak ose shumë partiak në Kuvendin e Kosovës e ka bërë vetë, sepse ka punuar në mënyrë aktive për aplikimin e anëtarëve të saj atje”.

Fjalë të mira nuk kishte për pushtetin e ekzekutivit.

Sa i përket kontributit të Qeverisë së Kosovës, dhe kryeministrit Albin Kurti, Haziri thotë se ata vetëm kanë prishur punë.

“Mundem me thanë se vetëm kanë prishur punë. Ata kanë pasur rolin kritik në Këshillin e Ministrave, ku vendosin qeveritë. Nëse ish dashtë që diku me kryeministrin rol kritik, e ka pasur aty”, tha nënkryetari.