Lajme

Presidentja Osmani e pret Bebe Rexhën: Shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:32 / 23 July 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!

Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!

Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë.