Lajme

Presidentja Osmani nis hapat për zgjedhjet e reja, i fton partitë në takim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:13 / 19 November 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka nisur hapat kushtetues pas dështimit të Glauk Konjufcës për t’u bërë kryeministër. Gazeta Politika ka kuptuar që presidentja Osmani veçse ka filluar të dërgojë ftesat për një takim të përbashkët konsultativ me partitë. Çka mori vesh Gazeta Politika?

Një ftesë nga presidentja Osmani është nisur në drejtim të partive. Në ftesën e Presidencës së Kosovës, Osmani ka thirur për takim konsultativ të përbashkët partitë politike.

E gjithë ideja e takimit qëndërzohet në një synim: caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Të nderuar,

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja Vjosa Osmani fton …., Kryetar i  …, në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme” – thuhet në ftesën të cilën e ka parë Politika, e cila është dërguar te njëra prej partive parlamentare.

Takimi do të mbahet nesër në ora 10:30 në sallën e Kuvendit të Kosovës, siç mund të lexohet në ftesën që e posedon Gazeta Politika.