Lajme

Presidentja Osmani thotë se nuk iu nështrua presionit e kërcënimeve/ Ja pse nuk e dekretoi Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:23 / 17 October 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar të dekretojë kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj, duke u thirrur në shkeljet të cilat janë evidentuar gjatë procesit të përzgjedhjes.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me këtë vlerësim të procedurës i cili duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e bëra, më obligon që mos të bëj dekretimin e kandidatit për Kryeprokuror.

Kam ftuar Këshillin Prokurorial që të ndjek një procedurë kushtetuese e ligjore në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit e cila është në funksion të mbrojtjes së integritetit dhe të funksionimit kushtetues të këtij institucioni, sikurse edhe rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësinë”, ka thënë Osmani.

Shkeljet e evidentuara nga monitoruesit janë bërë publike nga organizatat monitoruese, Ambasada e SHBA-ve, Ambasada e Gjermanisë dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas Presidentes, shkeljet janë cilësuar si “mungesë e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të merikoracisë” në Raportin e BE-së për Kosovën për vitin 2022.