Lajme

Pretendimi i Hoxhës: PDK e LDK nuk japin kandidat për president, qëllimi është bllokimi i shtetit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:03 / 5 March 2026

Elvis Hoxha, aktivist i VV nga Shqipëria, ka shkruar një status në lidhje me çështjen e presidentit.

Hoxha ka pasur një pretendim se pse PDK e LDK nuk kandidojnë ndonjë kandidat për president.

Postimi i plotë:

As PDK e as LDK nuk mund të japin ndonjë kandidat për president dhe nënshkrimet për të. Sepse në këtë rast janë të detyruar të qëndrojnë në sallë dhe të bëjnë të mundur zgjedhjen e presidentes ose presidentit.
Qëllimi i tyre është bllokimi, si i një kandidati konsensual, po ashtu i kandidatit partiak.
Që prej 9 shkurtit të vitit të shkuar, këto dy parti, duke mos e patur pushtetin, mund të bëjnë vetëm një punë: të bllokojnë shtetin.