Lajme

Prindër të fëmijëve, protestoni ndaj mesjetarëve që po i shkatërrojnë shkollat!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:05 / 2 September 2022

Nga Gëzim Mekuli

Duke heshtur sot ju po e ushqeni prapambeturinë e dhunën ndaj fëmiut.
Shoqnia jonë edukative dhe arsimore është e përfaqësuar nga një klub grevistësh fundamentalistë që po e dëmton fort, jo vetëm Sindikadën si institucion, por edhe jetën e fëmiut tënd.
Në Norvegji greva e sindikatave të arsimit ka 4 ditë që ka fituar. Askund në asnjë shkollë në Norvegji nuk është humbur asnjë minut mësimdhënie. Unë, jam mësues dhe përfaqësoi sistemin arsimor norvegjez, ku me shumë përgjegjësi them se janë vetëm 1% e mësuesve që na përfaqesojnë në kërkesat tona, neve mësuesve: është grevë civilizuese e arsimit.
Prindër të dashur,
Mos lejoni që shkollimi i femijëve tuaj të udhëhiqet nga kokat mesjetare, që sot po thërrasin për grevë kolektive paralizuese e për mos shkuarje të fëmijëve në shkollë.
Çdo minutë e humbur në shkollë, është ushqim për dhunuesit dhe kriminelët.
Dilni prindër në rrugë dhe mbroni dinjitetin dhe ardhmërinë e fëmijëve tuaj të dashur.
Mos lejoni të përsëritet akti kriminal i pesë dhunuesve.
Babi e mami,
Ti je oksigjeni i fëmiut tënd. Mos e tradhëto natyrën, dil kundër krijesës mafioze e banditeske të quajtur “Sindikata”.
Mos e le pa e çu fmiun ne shkollë!
Jo argatë të Serbisë e as të mafisë!