Lajme

Prishtinë – Selanik 10 euro kthyese / Prishtinë – Pejë 10 euro kthyese: Qysh po ndodh kjo?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:13 / 22 February 2024

Me tu liberalizuar vizat nga 1 janari i këtij viti, u shtua edhe gama e ofertave të kompanive turistike për udhëtime turistike në vendet e Bashkimit Europian.

Ajo çka vërehet thuajse më së shumti, janë guidat turistike për ta vizituar qytetin e dikurshëm shqiptar, Selanikun, në Greqi, shkruan lajmi.net.

Edhe diçka tjetër çka bie  në sy është se për ta vizituar këtë qytet, kompanitë turistike kanë oferta duke filluar nga 10 vajtje dhe ardhje, e një biletë e njëjtë kushton psh, Prishtinë-Pejë.

Vlenë të përmendet fakti se rruga Prishtinë – Selanik është mbi 300 kilometra një drejtim, ndërsa nga Prishtina në drejtim të Pejës është afro 90 km.

Se qysh po kan hesap kompanitë turistike për me udhëtu për Selanik kaq lirë, tregojnë dy potencuesit tonë, Elvis Reçica nga kompania Barileva Turist, dhe Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Shoqatës së Turizmit.

Ata dhanë detaje se a ka mundësi të ndodhë kjo.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme.