8:21 / 18 August 2022
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka paralajmëruar shpërbërjen e Serbisë dhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se nëse vazhdon ende të vijojë politika e Millosheviqit në Serbië, atëherë shpërbërja e saj ëshë e pashmangshme.
Krahas kësja, Ngjela tha se “fitimi ndërkombëtarisht i pavarësisë së Kosovës, si njohje ndërkombëtare, domosdoshërisht të çon në zhvillimin e referendumit për bashkim kombëtar, në Shqipëri dhe në Kosovë”.
“Kjo është koha e madhe e Shqipërisë Etnike. Prisni dhe shikoni…”, deklaroi Ngjela.