Lajme

Procesi i Vettingut së shpejti në Kuvend

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:01 / 8 September 2022

Kuvendi i Kosovës së shpejti pritet të fillojë punën për procesin e Vettingut.

Në emisionin Aktual, në RTK, Genc Nimoni nga Ministria e Drejtësisë, tha se i tërë dokumentacioni i është dorëzuar Kuvendit dhe presin që deputetët ta formojnë komisionin, i cili do të merret me hartimin e projektligjit dhe ta marrin me prioritet.

Kurse, Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se ende nuk e kemi një projektligj, për shkak se ende jemi në draftimin e amendamenteve kushtetuese, që, pastaj, i hapin rrugë projektligjit.

Shala tha se është procedurë pak e gjatë që kërkohet të ketë një efikasitet të shtuar nga ana e kuvendit.