Lajme

Fuga: 28 nëntori është dita e pavarësisë së Shqipërisë, jo e Kosovës – çka u desh ajo mbledhje?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:04 / 27 November 2022

Profesori i filozofisë në Universitetin e Tiranës, Artan Fuga, ka denoncuar mbledhjen e përbashkët të sotme të Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës duke nënkuptuar se ajo në fakt nuk jepte kurrfarë mesazhi politik.

Ai tregoi edhe kushtet e pamundësisë së këtij mesazhi politik, duke përmendur një varg faktesh që nuk u përmendën në mbledhjen e përbashkët.

Fuga shton se 28 nëntori është “dita e pavarësisë së Shqipërisë, jo e Kosovës”.

“Që ç’a? Tregojmë forcën si shqiptarë kombeve të tjera të Ballkanit? Po sikur parlamenti serb të bënte mbledhje të përbashkët me parlamentin e Malit të Zi, të Serbisë, si do të na vinte ne? Nuk do bërtisnim se Serbia por na kërcënon?” – shton më tej z. Fuga në postimin e tij në Facebook.

Duhet të kujtojmë se në këtë mbledhje folën përveç kryekuvendarëve edhe kryeminsitrat dhe disa deputetë të tjerë.

Statusi i plotë: