Lajme

Profesor Maloku: Edi Rama “vëlla binjak” i Vuçiqit – mbrojti UÇK-në për pushtet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:53 / 13 October 2022

Profesori i sociologjisë, Fadil Maloku është personi i radhës që ka reaguar për fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Këshillin e Evropës.

Maloku në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Rama mashtroi shqiptarët, por nuk mundi ta bëjë një gjë të tillë me anëtarët e Asamblesë.

Veç kësaj, profesor Maloku ka thënë se Rama nuk e mbrojti UÇK-në e Koosvës, por karrigën e tij të pushtetit.

Ai mes tjerash, ka rënditur edhe tri pika pse mendon kështu.

“1. Është naive të mendohet se fjalimi i “flakêt” (që disa injoranta mediatik e identifikuan me lloj lloj epitetesh e folklorizma të tipit; patriotik) i sotëm i Edi Rames (vêllaut binjak të Aleksandër Vuçiqi) në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte i sinqert, ishte fisnik, ishte patriotik, etj”, është një prej pikave të përmendura nga Maloku.

Postimi i plotë:

Edi Rama, sot sêrish mashtroj shqiptarët por jo edhe parlamentarêt evropian!

(Edi Rama nuk e mbrojti UÇK-n dhe Kosovën, po karriken e tij të pushtetarit)

1. Është naive të mendohet se fjalimi i “flakêt” (që disa injoranta mediatik e identifikuan me lloj lloj epitetesh e folklorizma të tipit; patriotik) i sotëm i Edi Rames (vêllaut binjak të Aleksandër Vuçiqi) në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte i sinqert, ishte fisnik, ishte patriotik, etj.

2. Sepse, Edi Rama (si një politikan tipik makiavelist) dhe ekipi që ate e “këshillon” (paramendone tash kur i njejti merr instruksione e këshilla nga shkollarët e Beogradit!) fare nuk “notojnë” as në ujêrat e tabanit shtetërorë e aq më pak atij kombëtarê. Imperativi i vetëm i tij dhe e i suites së tij janë mbetja në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim…!?

3. Si një kalkulant pra i njohur dhe i sofistikuar, Edi Rama gjithë këte gjurullti e bëri (jo se i dhimbset UÇK-ja, e komandantat e saj që janë në Hagë) në Asamblenë e Këshillit të Evropês) vetëm shkaku; i zhvendosjes së vëmendjes së publikut shqiptar nga temat e krimit dhe korrupsionit galopant dhe shkaku; i synimit që ta marr edhe një mandat tjetêr për ta udhëhequr Shqipërinë e shkretë dhe të dërmuar nga krimi, korrupsioni e tash edhe nga kriza ekonomike,që po troket në familjet shqiptare. Ne në Kosovë fare, s’kemi nevojë të futemi në kurthet dhe kalkulimet djallëzore të tij, sepse, tanim edhe “zogjêt e malit” i kanë kuptuar si hiret ashtu edhe qëllimet e tij.

Mirë bënë ca politikan tanë… që nuk u prononcuan fare për “fjalimin e ti të zjarrët”, në Asamble