8:05 / 25 October 2023
Një profesor i biologjisë po ankohet se njerëz të caktuar në Gjykatën e Apelit, e që sipas tij janë pjesë e PDK-së dhe LDK-së e kanë lënë pa punë.
Këto deklarime i bëri para kamerës së lajmi.net e cila e zuri në realizim e sipër të një mini-proteste në qendër të kryeqytetit.
Ai vendosi një tendë në mes të sheshit, ndërsa gjithnjë sipas tij, këtë e bëri për të kundërshtuar disa njerëz që ia pamundësuan vazhdimin e dhënies mësim.
Madje, ai thotë se rastin e ka fituar tri herë në Themelore, por me vendimin që më pas u hudhte poshtë nga instancat më të larta.
Në anën tjetër, profesori tregoi se ka kontribuar për shtetin që në ilegalitet.
Për më tepër, ndiqeni storien e mësipërme.