Sindikata e arsimit në Kosovë po thërret greva në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave.
Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për plotësimin e kërkesës së plotë të tyre.
Shumë mësimdhënës nuk e shohin si momentin e duhur për greva, ndër ta është edhe profesori Florin Dreshaj nga gjimnazi Haxhi Zeka në Istog, shkruan Sot News
Postimi i plotë i profesorit nga komuna e Istogut, Florin Dreshaj
Greva ka përfunduar për mua si mësues dhe për shumë kolegë të mi. Kjo nuk është më grevë, kjo është tentim grushtshteti i shefave te SBASHK-ut.
Rrahman Jashari nuk mund të na përfaqësojë më, sepse kemi kohë që jemi të pakënaqur me të dhe me bandën e tij. Pra tash e tutje nuk do të jenë më anëtarë të SBASHK-ut.
Vetëm një shembull i vogël: Të drejtat tona janë shkelur me vite të tëra nga komuna e Istgut dhe për këtë secili nga profesorët e gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog kemi angazhuar nga tre avokatë për disa çështje të ndryshme. (Kështu kanë bërë edhe mësimdhënësit e të gjitha shkollave të Istogut.) Dhe ne i paguajmë këta avokatë me paratë tona pë të na mbrojtur. Por SBASHK-u asnjëherë nuk foli për ne dhe problemet tona, për të ndihmuar dhe mbështetur. Ne paguajmë anëtarësimin tonë çdo muaj. Me këto para SBASHK-u organizon udhëtime për persona të caktuar. Dhe pjesa tjetër e parave tona nuk e dimë se ku shkojnë! SBASHK-u organizon vetëm greva në situata të caktuara politike, kinse po e mbron dinjitetin e mësuesit.
Ata mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë, por pa NE!
Nxënës ejani në shkollë!