Ballina

Profesori nga Llapi i kushton poezi Ronaldos: Në qiellin e Katarit një yll sonte u shkri…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:51 / 10 December 2022

Profesori llapjan Abdullah Blakçori ia kushton një poezi Cristiano Ronaldos, pas eliminimit nga Botërori;

LAMTUMIRA E RONALDOS

Në qiellin e Katarit
Një Yll sonte u shkri
Që e dritësoi tërë botën
Me lojë plot magji

Ronaldo i shënonte golat
Me kokë këmbë e thembër
Për dekada të tëra
N’futboll ish më i madhi emër

Kishte instikt për gola
Dribling e shpejtësi si rrufe
Gjuajtjet i kishte si predha
Që e bënin Ante

Kur lozte Mbreti Ronaldo
Bota frymonte në paqe
Sonte na tha lamtumirën
Me lotët rrëke për faqe

Fëmijët e gjithë botës
Fanellën me numër shtatë
Me mall do ta bartin
Dhe një kohë të gjatë

Për vlerat që i dhe sportit
Ti shembull i lojës dhe nderit
Tifozët nga mbarë bota
Të thonë F A L E M I N DE R I T…!