Lajme

Profesori nga Parisi reagon ndaj atyre që pyesin pse nuk hapet ura, “zbulon” tmerrin më të madh të tyre

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:50 / 27 August 2024

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe urën e Ibrit.

Sipas tij, qindra emisione, debate, shkrime e sponzorizime i kushtuan fushatës “mos e hap Urën” se po na prish me Amerikën, ndërsa tani kanë filluar fushatën e re “pse nuk e hap urën?”, pa e përmendur Amerikën.

“Me qindra emisione, debate, shkrime e sponzorizime ia kushtuan fushatës « mos e hap Urën! » se po na prish me Ameriken. Tash e kanë filluar fushatën e re « pse nuk e hap urën? » pa e përmend Amerikën. Në të dy rastet qëllimi është i njëjtë: pengimi i konsolidimit të Kosovës shtet në jug, e në veri. Kështu kanë vepruar për secilin veprim të qeverisë në veriun e vendit”, ka shkruar Kraki.

Sipas tij, arsyeja qëndron sepse argatët mbesin të pasur e të fuqishëm vetëm në Kosovë me qeveri banditeske dhe në veriun me banda kriminale.

“A e dini pse? Sepse komitat e argatëve mbesin të pasur, e të fuqishëm veç në Kosovën me qeveri banditeske dhe në veriun me banda kriminale. Këta janë produkt i krimit politik dhe ekonomik që e ka sunduar Kosovën për dy dekada dhe ia kanë dorëzuar veriun Serbisë”, ka thënë profesori.

Shkurtimisht, sipas tij, tmerri më i madh për ta është forcmimi i Kosovës.

“Në Kosovën shtet serioz e funksional këta s’janë askushi. S’kanë as gazeta, as televizione. S’kanë madje as shoqëri të pijnë kafe me ta. Shkurt, tmerri më i madh për ta është forcmimi i Kosovës”, përfundon Kraki.