Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” e ka cilësuar të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e afatit për targat pas kërkesës së SHBA-ve.
Kelmendi thotë se Kosova pa bashkëpunim me SHBA-të nuk ka të ardhme.
Ai tutje thekson se dje në Bruksel, Borrel dhe Lajçak, punuan dhe morën qëndrim në llogari të shtetit serb.
“Pa SHBA-të nuk ka të ardhme Republika e Kosovës. Vendimi i Qeverisë ne Prishtinë eshte i logjikshëm. Kosova pa bashkëpunim me SHBA-te nuk ka ku shkon.Në Bruksel u pa se si Borel dhe Lajçak i shkelen qëndrimet e UE -së, në planin e njohur, si “francezo-gjerman”. Ne Bruksel Borel dhe Lajçak, punuan dhe morën qëndrime në llogari të shtetit serb, përkatesisht të neoshovinizmit serbomadh, ndersa, në konferencë per shtyp fajësuan Kosovë në kohën kur shkaktare e gjendjes është vetë Serbia.Çdo kush i din pikesynimet e shtetit serbomadh ndaj Kosovës. Ne Bruksel njihet krimineli Vuciq dhe vetë udheheqja shoviniste serbe.E tërë kjo injorohet nga Borel dhe Lajçak dhe veprohet ne emër të UE-së në dëm të shtetit të Kosovës” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”
Tutje Kelemendi thotë se është e pakuptimtë se si Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i toleron veprime të tilla anti-union nga Borrel dhe Lajçak.
Ai thotë se të dy përfaqësuesit e BE-së po e mbrojnë neoshovinizmin serbomadh.
“Ajo që ështe e pakuptimtë është fakti pse z.Ursula Von der Leyen, si Presidente Komisionit te Evropës i toleron këto veprime anti-union nga Borel dhe Lajçak. Këta të dy de-fakto po e mbrojnë neoshovenizmin serbomadh dhe po përpiqen te ç’bëjnë Republikën. Në keto kushte, përkrahja e SHBA-ve është e domosdoshme. Pa Washingtonin nuk mund të shkohet në zgjidhjen e çështjes.Shtyrja per 48 orë është hap i mirë i Qeverise së Kosoves në Prishtinë.Besohet se edhe pas 48 oreve do te kete bashkepunim ne mes Prishtines dhe Vashingtonit, nuk ka rrugë tjetër” deklaroi Kelmendi për Gazeta Blic.