Lajme

Prokurori Rasim Maloku sekuestroi villën e Enver Hoxhajt në Brevovicë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:30 / 20 October 2022

Pjesë e villave të sekuestruara gjatë aksionit të bujshëm në Brezovicë, është edhe ajo e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt.

Emri i politikanit Hoxhaj figuron në listën e personave të cilëve iu janë sekuestruar pronat në Brezovicë, shkruan Gazeta Insajderi.

Por, jo të gjithë pronarët e villave në Brezovicë do të ndiqen penalisht.

Prokurori Maloku ka sqaruar disa herë se pronarët që kanë blerë villa apo kanë ndërtuar, duke mos u përfshirë në vepra penale, nuk do të hetohen dhe ndiqen penalisht.

Atyre do t’iu sekuestrohen vetëm pronat. Të njëjtit do të kenë mundësinë ligjore që të ndjekin rrugët në procedurë civile për kompensim të dëmeve që iu shkaktohen nga rrënimi i villave, shkruan Betimi për Drejtësi, transmeton Gazeta Insajderi.

Vikend-shtëpizat e ndërtuara ilegalisht në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” u sekuestruan javën që shkoi. Atyre iu ngjitën shiritat i Policisë dhe iu ndaluan punimet. Pronarët e tyre do të njofton për sekuestrimin e tyre.

Prokurori i operacionit “Brezovica”, Rasim Maloku, në një intervistë për Gazetën Insajderi tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës për rrënimin e tyre.

“Ne do të paraqesim kërkesën tek gjykata për rrënimin e tyre. Është vendimi përfundimtar i gjykatës që me i rrënu këto objekte, është çështje ligjore dhe besojmë që edhe gjykata do të marr vendim për rrënimin e tyre”, tha Maloku.

Maloku tregoi për aksionin e ndërmarr dje në këtë zonë.

“Është duke vazhduar aksioni në rastin “Brezovica”. Jemi duke bërë sekuestrimin e të gjitha Vikend- shtëpizave që gjenden të ndërtuara në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri”, ku është i ndaluar ndërtimi  por për shkak të veprimit korruptive të zyrtarëve është ndërtuar edhe në këtë zonë dhe tani pas një inspektimi qe kemi bërë muajin e kaluar jemi duke bërë sekuestrimin e objekteve”.