Lajme

Prokurori Shala: Faton Peci po intervistohet si i dyshuar për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:20 / 27 May 2025

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës në cilësinë e të pandehurit, në lidhje me rastin e dyshuar për keqpërdorime rreth fabrikës së mbetjeve shtazore.

Intervistimi ka nisur që para tri orësh dhe po zhvillohet pas bastisjeve që u kryen sot.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Admir Shala.

“Po është duke vazhduar ende intervistimi. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit”, ka deklaruar Shala.