NGA: REXHEP TORTE
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës tashmë 20 vite nuk ngriti asnjëherë procedurë hetimore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe të ngjashëm me këta për tërë ato tradhti dhe hajni multi milionëshe që i kryen në Kosovë?!
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës nuk e ftoi asnjëherë në bisedë informative Edita Tahirin-kryenegociatore e Kosovës në dialogun Kosovë lidhur me tradhtinë e saj që në këtë dialog e pranoi fusnotën për Kosovën?!
Pse Prokuroria e Shtetit të Kosovës nuk e ftoi deri sot në bisedë informative Vlora Çitakun-ish ambasadore e Kosovës në SHBA për bashkëpunimin e saj me Hashim Thaçin dhe Matheë Palmerin-emisar i SHBAve në Ballkanin Perëndimor, me të cilët bashkërisht e përgatitën ndarjen e Kosovës, ndarje të cilën e pengoi të realizohet Angela Merkel-kancelare e Gjermanisë?!
Kjo dëshmohet me vetë faktin se Prokuroria Shtetërore e Kosovës përkundër fakteve e dëshmive se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, të cilët në vazhdimësi akuzohen për tradhti dhe hajni multi milionëshe deri sot ndaj asnjërit nga të sipër theksuarit nuk është ngritur procedure hetimore apo gjyqësore.