Lajme

Provokim tepër serioz! / Kërstiq flet për qytetarët që po freskohen në Ujman

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:26 / 15 July 2024

Gazetari serb, Branislav Kërstiq ka komentuar vizitat e qytetarëve në liqenin e Ujmanit.

Kërstiq, freskimet e tyre në atë liqen i ka quajtur provokime serioze.

Është provokim tepër serioz, është e keqe, sepse nga lëkura e serbit të zakonshëm të veriut të vendit.; Policia jonë e ka okupuar Banjskën, shumica e qytetarëve të atij vendi nuk është lejuar… E kemi në bazë ditore, Sveçla e ministra tjerë janë duke bllokuar rrugët me nga 30 minuta. Serbët shkojnë atje për peshkim ose dikush mes tyre edhe për tu larë atje, por i kemi problemi e bllokadave nëpër rrugë”, deklaroi Kërstiq.

Tutje sipas, provokimi vie nga vet shteti kur rrugët bllokohen me orë të tëra.

“Është provokim nga shteti policor në Veri të vendit, kur e ke bllokimin e rrugëve. Mendoje sikur është arritur marrveshje , unë me tre fëmijë e ti me dy, së bashku shkojmë një fundjavë atje dhe paramendoje që 30 kilometra jemi duke kaluar për katër orë, pse, sepse duhet bllokuar rrrugën pasi z.Sveçla kalon me armatën e vet”.