Lajme

PS fiton 3 bashkitë e para

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:17 / 14 May 2023

Partia Socialiste ka arritur të shpallet fituese në tri bashki.Kandidatët e PS-së triumfuan në Elbasan, Kamzë dhe në Vorë.

Në Elbasan, kandidati socialist Gledjan Llatja, ka fituar me 55.03% të votave, ndërsa Luçiano Boçi i Bashkë Fitojmë arriti të merrte vetëm 44.97%.

Në Bashkinë Kamëz, Rakip Suli i socialistëve ka arritur të marrë një shumicë absolute me 60.65% të votave.

Vora është marrë nga Blerim Shera i Partisë Socialiste me 74.28% të votave përballë 25.72% të Indrit Hoxhës nga koalicioni Bashkë Fitojmë

Tanimë në Shqipëri janë mbyllur zyrtarisht 5200 qendrat e votimit, ku qytetarët kishin mundësi me votën e tyre të zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive..