Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Aktivistë të kësaj partie kanë mbajtur në duar një pankartë me anë të së cilës e shpallin kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, “Veteran të rrejshëm”.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar për të fituar titullin e veteranit luftëtar. Sipas tij, Kurti s’ka qenë pjesë e luftës deri në fund siç e parasheh kushti për të marrë titullin e veteranit luftëtar.
“Veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti”, ka thënë Molliqaj.
Ky aksion vie pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili tha se listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fryra.
Ai ka thënë se nuk beson që janë 60 mijë veteranë.