Lajme

PSD konfirmon pjesëmarrjen në protestë, fton qytetarët të marin pjesë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:29 / 14 July 2023

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka bërë të ditur se kjo parti do të merr pjesë nesër në protestën e thirrur nga shoqëria civile për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin e pagës.

Nushi tha se PSD-ja ka vendosur që të solidarizohet me protestën e nesërme me të marrë vesh për organizimin e protestës dhe kërkesave.

“Mendojmë që është protestë e drejtë në kuptimin e kërkesave që është dorëzimi i mandatit të deputetes Mimoza Kusari – Lila dhe po ashtu ftesën ndaj presidentes që mos ta dekretojë ligjin ku përjashtohen veteranët nga paga minimale”.

”Nesër pres që të shohë njerëz të mllefosur me të drejtë aty. Pres që të shoh qytetarë, veteranë e të gjithë ata që solidarizohen me veteranët”, tha Nushi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Nushi tha se i ka pëlqyer edhe koha se kur pritet të nisë protesta, e që është 18:00, pasi sipas tij, është mot më i përballueshëm.

“Më pëlqeu që është pasdite sepse është mot më i përballueshëm për të protestuar dhe përmes kësaj linje, iu bëjë thirrje të gjithë atyre që pajtohen me këto kërkesa që të dalin në solidaritet me këtë kategori që po nënçmohet padrejtësisht nga kjo qeveri”, tha ai, njofton Klankosova.tv.