Lajme

PSD më 6 korrik proteston për të kërkuar dorëheqjen e Hekuran Muratit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:39 / 1 July 2022

Partia Socialdemokrate kërkon dorëheqjen e Ministrit të Financave, Hekuran Murati.

E për këtë gjë ata kanë vendosur të organizojnë edhe një protestë, të mërkurën e 6 korrikut me fillim në ora 19:00, kështu për të shprehur indinjatën e tyre kundër ministrit, të cilit ditë më parë ju publiku një shkrim ku ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krahasoheshin me mercenarët.

“Kemi vendosur që të organizojmë një protestë mbarë popullore, e cila do të duhet të ishte shumë e fuqishme dhe shumë masive, për të ndalur hovin e këtij diskursi publik, i cili diskurs sulmon kategoritë e caktuara shoqërore. Asnjë popull nuk do ta duronte asnjë zyrtar që sulmon subjektin që ka kontribuar në Liri”, ka thënë kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Hekuran Murati, është subjekt i diskutimit tash e disa ditë më radhë për shkak të një postimi kontrovers të tij lidhur me UÇK-në.

Nga një përllogaritje që e kishte bërë Hekuran Murati në vitin 2016, i kishte dalur që Kosovës më lirë do t’i kushtonte të angazhonte mercenarë për ta çliruar Kosovën, sesa çlirimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.

Madje, shkruan ai, “edhe mercenar me pas angazhu na kish dalë më lirë”.