NGA: SKËNDER KAPITI
Është krejtësisht faji i ndërkombëtarëve, faj dhe gabim i cili ka të bëjë me zvarritjen, indiferencën , jo seriozitetin dhe mosmbështetjen si duhet të sovranitetit e të legjitimitetit të shtetit të Kosovës, gjë e cila sot është bërë shqetësim dhe që po kërcënohet stabiliteti në Kosovë nga Serbia pikerisht dhe sidomos tani kur Rusia ka pushtuar terrritiore të Ukrainës.Perendimi tani i ndodhur përballë këcënimit rus dhe për interesa të veta është dakord që Serbisë t’i plotësojë cfarë ajo don në Kosovë, vetëm që Serbia të largohet nga ndikimi rus. Por Perendimi e ka kot, sepse Serbia nuk largohet nga Rusia, sepse ishte presioni i Rusisë mbi Europën që e detyroi Europën për coptimin e trojeve shqiptare duke ua dhuruar serbeve,malazezeve dhe grekëve. Pra Europa është mësuar dhe e ka traditë që për interesar e saja të luajë e të bëjë pazare me trojet dhe me intersat e shqiptarëve.
Këtë gjë pse perendimi sillet akoma edhe sot kundër shqiptarëve po mundohen kot dhe me dëshpërim që ta argumentojnë disa islamofobë sikur arësyeja është pse shumica e shqiptarëve janë muslimanë.
Disa nga këta islamofobë që janë pakicë e papërfillshme të shtyrë nga fanatizmi, urrejtja por edhe paraja dhe nga ajo se duan të duken si patriotë dhe eurointegralistë, duhet ta dinë se nuk jemi në kohët errta të Mesjetës së kryqëzatave dhe me përjashtim të disa qarqeve politike të ngushta nuk i intereson Europës islamofobia dhe as nuk i dëgjon kush se cfarë thonë islamofobët shqiptarë, sepse Europës i interesojnë ashtu sikurse që i kanë interesuar gjithmonë interesat e saj, asaj i interesojnë politika, tregtia, biznesi, nafta, pasuritë, burimet, ekonomia dhe gjeopolitika e gjeostrategjia.
Si ka mundësi që këta farë pseudopatriotësh islamofobë nuk degjohen kundër marrëveshjeve antishqiptare që u dhanë troje Maqedonisë dhe Malit të Zi, si nuk kundërshtojnë për tokat që iu dhanë Manastirit të Decanit, pse nuk dalin kundër mbështetjes që BE dhe ambadsadorët europianë po i japin Serbisë kundër sovranitetit e legjitimitetit shtetëror të Kosovës por këta nxisin përcarje kur Kosova sot ka aq shumë nevojë për unitet gjithkombëtar në këtë sfidë kundër padrejtësive në kurriz të saj.
Po kështu mjerisht edhe opozita politike në Kosovë nuk fajëson ndërkombëtarët të cilët po mbështesin Serbinë, por edhe opozita janë rreshtuar kundër qeverisë me demek sikur kryeministri është kundër ndërkombëtarëve sepse nuk pranon dhe nuk u merr leje atyre se çfarë të punojë e veprojë duke i quajtur veprimet e Kurtit si të njëanshme dhe pa dakorësuara me Serbinë, a thua se Kosova është ende nën Serbi.
Kurti është mirë se nuk është si paraardhësit e tij, të cilët çdo gjë që u vinte e gatshme nga ndërkombëtarët kundër interesva të Kosovës, vetëm e vetëm që prej tyre të kishin mbështetje për të qenë kryeministra, deputetë, presidentë etj.
Ku janë more këta patriotë, pse nuk kërkojnë hapjen e urës së Ibrit, pse nuk mbështesin qeverinë në betejën e saj kundër korrupsionit, për sundimin e ligjit dhe për vendosjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës,.
Nuk rezulton që shqiptarët muslimanë të kenë qenë kundër perendimit, dhe nuk ekziston asnjë fakt që muslimanizmi shqiptar t’u ketë bërë dëm Kosovës dhe as shqiptarëve jomuslimanë.Shqiptarët muslimanë të Kosovës janë shëmbulli më i mirë i tolerancën fetare, i mikpritjes, besës, burrërisë, nacionalizmit dhe patriotizmit, dhe pa qëndresën dhe sakrificën e tyre nuk do kishte mbijetuar Kosova shqiptare.
Disa islamofobë shqiptar i shqetëson fakti se faktori kryesor e vendimtar që luftoi dhe derdhi gjakun për pavarësi dhe për shtet shqiptar, për bashkim kombëtar dhe në mbrojtje të trojeve shqiptare nga shovinizmi dhe barbaria sllave dhe kundër coptimit të Shqipërisë janë muslimanët shqiptarë, sidomos Kosova.
Por arësyet pse Europa mbeti antishqiptare është krejtësisht tjetër.
Arësyeja është fakti se shqiptarët janë populli më i vjetër në Europë i cili nuk u asimilua as nga romako-latinët, as nga bizantino-greko-sllavët dhe as nga osmanët.Sado që shqiptarët të mundohen për t’ua mbushur mëndjen europianëve se janë populli më proeuropian në Ballkan, dhe sado që mundohen për t’ua mbushur mëndjen europianëve sikur në Mesjetë shqiptarët e paskan mbrojtur Europën nga pushtimi Osman, sado që shqiptarët në Shqipëri me shumicë muslimanë shteti shqiptar ua ndaloi atyre dhe të tjerëve Fenë; sado që shqiptarët janë më europianë se europianët e tjerë, sado që shqiptarët deklarohen se janë më besnikë ndaj perendimit dhe NATO-s përsëri Europa nuk i mbështet dhe as nuk i don sinqerisht shqiptarët, vetëm për faktin se shqiptarët janë shqiptarë dhe nuk janë as latinë,as gjermanikë dhe as sllavë, por janë autoktonë dhe historikisht e gjithmonë në trojet e tyre. E keqja ka ardhur se shqiptarët gjithmonë u kanë besuar shumë të huajve.
Shqiptarët i kanë besuar gjithkujt në Europë, shqiptarët dhe Shqipëria i besuan edhe Titos dhe Jugosllavisë, pastaj Rusisë e Kinës, pastaj pas rënies së komunizmit shqiptarët nga prolindorë u shndërruan në popullin më proeuro-perendimore. Pas shëmbjes së komunizmit shqiptarët e pritën në mënyrën më madhështore sektretarin amerikan Bejker dhe Papën e Romës, sic i kishin prituar më parë edhe Hrushovin e Bashkimit Sovjetik dhe Cu En Lain e Kinës. Në kohën e regjimit komunist më antiamerikanë e më anti-NATO e antieuropianë ishte Shqipëria Komuniste madje më shumë se sa edhe Bashkimi Sovjetik, e pastaj kur Shqipëria komuniste u prish me sovjetikët për motive ideologjike, Tirana “u bë” armikja më e madhe e Bashkimit Sovjetik se sa edhe Kina por edhe se sa perendimi .Pas rënies së komunizmit Shqipëria u shndërrua dhe pretendon me deklarata si shteti më antikomunist nga të gjitha vëndet ishkomuniste të Europës Lindore në një kohë kur Shqipëria nuk ka dalë nga tranzicioni dhe as nuk ka ndëshkuar krimet e regjimit komunist.Dhe sot shqiptarët duan të duken se janë mbështetësit e medhenj të Ukrainës kundër Rusisë dhe pro Izraelit kundër palestinezëve.Pra politika shqiptare gjithmonë ka bërë lëkundje dhe aktrobacira politike edhe pse nuk ka pasur as takat e fuqi të faktorizohet si aktor me rëndësi por thjesht më shumë këto lëkundje e devijanca Shqipëria politike i ka bërë më shumë dhe vetëm për interesa personale për pushtet.
Dhe prandaj as sot Europa nuk i mbështet shqiptarët edhe sepse te politika shqiptare dhe te politikanët shqiptarë ata nuk kanë besim,përderisa vetë politika e politikanët shqiptarë kanë probleme me korrupsionin, me përgjegjshmërinë kombëtare, ia kanë pasur gjithmonë me pabesi njëri-tjetrit por edhe vetë shtetit shqiptar.
Dhe normal është fakti se kur nuk do veten,kur nuk punon sinqerisht, kur nuk sakrifikon dhe nuk sillesh me përgjeghshmëri dhe me përkushtim për shtetin, kombin dhe për atdheun tënd nuk i bën askujt tjetër dëm përvecse vetevetes, dhe pastaj as të huajt dhe perendimi nuk të marrin seriozisht dhe as nuk të besojnë e as nuk të mbështesin, sic tashmë po duket në qëndrimin e tyre për Kosovën , kur shohin se si politika shqiptare pozitë-opozitë në Kosovë dhe ajo e Shqipërisë nuk janë bashkë në mbështetje të shtetforcimit, na mbështetje të sovranitetit dhe të legjitimitetit shtetëror të KOSOVËS.