Lajme

Pse nuk është luftuar krimi i organizuar? Flet Naim Miftari: Ky është problemi i Qeverisë Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:30 / 19 July 2022

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelin e lartë në Kosovë.

Miftari thotë se, problemi i pastrimit të organeve shtetërore gjyqësi, prokurori dhe polici, do të thotë atyre të sundimit të ligjit por edhe i organeve ligjvënëse, nga dora e krimit të organizuar që në Kosovë është i lidhur këmbë e krye me parti politike dhe me politikanët e korruptuar.

Sipas tij, kjo është një çështje jetike që duhet të trajtohet me prioritet.

“Kjo është çështja me jetike për të qenë Kosova shtet juridik dhe shtet funksional, do të thotë shtet serioz ku sundon ligji. Prandaj duhet gjetur mënyrën më urgjente ligjore të pastrimit të gjyqësorit, prokurorisë, policisë dhe të inteligjencës nga zyrtarët e korruptuar dhe nga sekserët e kukullat e politikanëve të korruptuar që i kanë vendosur në pika kyçe shtetërore njerëzit e tyre, sekserët e tyre që e kanë për detyrë ta mbrojnë politikanin e korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar, për ta mbrojtur atë nga ligji, nga ndjekja prej drejtësisë”, thotë Miftari.

Sipas tij, qeveria Kurti po ka shumë telashe, sidomos Ministria e Drejtësisë, që t’i pastroj vetë organet e drejtësisë nga krimi i organizuar.

“Është momenti dhe treni i fundit që shteti, qeveria e Kosovës t’i pastron organet e ligjit nga mafia dhe nga sekserët, për të vendosur zyrtar meritor, njerëz që e mbrojnë vetëm ligjin dhe shtetin e Kosovës pasi deri sot ligji të ka atakuar vetëm nëse je korruptuar me dhjetëra, nëse ke vjedhura para të imta, por nëse ke vjedhur miliona, dhjetëra miliona e besa edhe qindra miliona euro ligji në Kosovë nuk ka ekzistuar fare”, shprehet ai.

Ai thotë se ka prokurorë që janë t ëlidhur me krimin e organizuar në Kosovë.

“Kjo praktikë e mos luftimit të krimit ka vazhduar kështu deri më tash, pasi prokurorët e grabovcave, SHIK-ut dhe ish-komunistëve e të krimit të organizuar politik janë vet pjesë e krimit të organizuar edhe përkundër tentimeve të pandalura të KGK-së dhe KPK-së, pas as aty nuk ka vullnet veprimi serioz”, pohon ai.

Ai shprehet se, KPK dhe KGJK janë organe kukulla të krimit të organizuar.

“Ato janë të krijuara enkas për ta kapur e kontrolluar sistemin e drejtësisë në Kosovë, tentimet e tyre janë që edhe ata kryeprokuror, prokuror e gjyqtar që ju ka ardhur fundi i mandatit të tyre tentojnë tani me çdo kusht ti zëvendësojnë prapë me kukulla te tyre që do t’i mbronin shefat e tyre nga nëntoka politike e Kosovës. Prandaj pastrimi i organeve shtetërore të ligjit dhe dënimi i prokurorëve e zyrtarëve tjerë shtetëror të korruptuar është çështje jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

Získejte skvělé tipy a triky pro zlepšení svého každodenního života! Na našem webu najdete spoustu užitečných návodů a receptů na vaření, stejně jako užitečné články o zahradničení. Buďte inspirací a naučte se nové věci každý den s našimi články. Buďte na cestě k lepšímu já s našimi skvělými nápady! Захрада: Навіщо Zahrada: Jak Proč vaše Zahrada: Pravidla pro zástěnu soukromí v češtině Zahradnické práce a možnost odečtu z daní: Co byste Předpovídající rostliny: 12 rostlin, které Zahrada: Účinná ochrana Zahrada: Jak proměnit lžíci 5 triků, jak udělat vaši zahradu Jak se vyvarovat jedovatých paprik Nabídka Prime Day: Bezdrátové stříhání živých plotů s akumulátorovými Vlastníci bazénov v zahrade hrozí pokuta až 500 Varování odborníků: Čeká nás morové léto v roce Zahrada: Mythbuster - Sekání za mokra na Jak se chránit před létajícími "klíšťaty" v Havěti Zahrada: Jak vypořádat se slimáky pomocí tohoto zvířete? Komáři: Agresivní druhy zanechávají na kůži bolestivé stopy Umístěním těchto 4 rostlin Nahá na zahradě: Co si smíme dovolit? - Pravidla Nejlepší tipy pro usnadnění vašeho každodenního života, lahodné recepty a užitečné články o zahradničení - vše na jednom místě! Najděte inspiraci a praktické rady pro každý den na našem webu.