Lajme

Pse nuk po hetohet SHIK-u nga Lëvizja Vetëvendosje?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:34 / 9 August 2023

“Kur të vijmë në qeverisje do të organizojmë hetimin e organizatës ilegale SHIK si dhe rrjetin e veprimtarisë së saj. Do ta hetojmë SHIK-un dhe dosjet që kanë pasur dhe të gjitha gjetjet do t’i dorëzohen prokurorisë”, kishte thënë Albulena Haxhiu.

Por kur kanë kaluar  dy vite që kur Vetëvendosje erdhi në pushtet për herë të dytë, kjo parti nuk ka marr ende iniciativën për hetimin e SHIK-ut.

Por pse Lëvizja Vetëvendosje nuk po e nis hetimin e SHIK-ut? Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Image

Naim Miftari

“Lëvizja Vetëvendosje i ka duart e lidhura tani për tani për ta hetuar SHIK-un, por një hap të tillë duhet LDK me inicu, pasi që 22 vit rresht e ka paraqit veten viktimë të SHIK-ut, edhe pse që nga paslufta shumicën e pushtetit e kanë bërë bashkë me SHIK-un e PDK-në”, thotë Miftari.

Sipas tij, SHIK-u nuk mund të hetohet përderisa ende segmentet e PDK-së kontrollojnë drejtësinë në Kosovë.

“Realisht SHIK-un duhet me hetuar prokuroria por kur dihet se Policia, AKI, Gjyqësia, Prokuroria Speciale e Prokurori i Shtetit kontrollohen edhe sot nga PDK-SHIK-u, dhe është problem. E shihni sa problem po i del Ministrisë së Drejtësisë rreth Vetting-ut ku mbeturinat e SHIK-ut të PDK-së dhe deri dikund edhe të LDK-së, përmes KGJK-së dhe KPK-së po e sabotojnë hapur Vetting-un në drejtësi dhe pa u pastruar gjykata, prokuroria, policia, AKI-ja, e gjitha gjykata është aventurë dhe mision i pa mundur të hetohet SHIK-u”, shprehet Miftari.

Për fund, Miftari deklaron së po te hetohej tani SHIK-u, atëherë ajo do të dilte e pastër.

“Po të hetohej tani, SHIK-u besoj se do të dilte si një organizatë e pastër si loti, pasi nuk ka kush e heton”, përfundon për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.