Lajme

Pse po fiton Albin Kurti?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:21 / 10 February 2025

Editorial

Nga protestat e nëntorit të vitit tashmë të largët 1997 lindi një lider, që krijoi menjëherë simpatinë e popullit. Ai djali me kacurrela të zeza, që dukej trim sypatrembur para okupatorit serb, me një anglishte të përsosur për kohën, shihej si përfaqësues i pakontestueshëm i rinisë kosovare.

Odiseja e tij vazhdoi në UCK, si zëdhënës i zyrës së saj në Prishtinë, për të përfunduar në burgjet serbe, ku tashmë i pjekur dhe pa kacurrelat karakteristik, po bënte rezistencën e tij që në Kosovën tashmë të pavarur konceptohej si heroike.

Rikthimi i tij në skenën publike kosovare qe i ngadaltë dhe pa ndonjë qartësi. Duke e parë këtë, filloi të kundërshtonte cdo gjë dhe të përfitonte mbi cdo situatë të vështirë politike me të cilën përballej Kosova. Sa më e lartë shkalla e vështirësisë, aq më të ashpra flluan të bëhen reagimet e tij. U tregua konsistent. Për këtë më së shumti I ndihmoi LDK. Ajo ishte paraparë si shpëtimtare që do ta dërgonte në pension politik Hashim Thacin dhe kastën e tij me 2014, kur u krijua VLAN. Por, Isa Mustafa i tradhëtoi në fund duke bërë koalicion me kryeministrin e deriathershëm. Populli u irritua dhe në zgjedhjet e ardhshme e dyfishoi VV-në. Por, ndërkohë LDK u tregua e shkathtë dhe në zgjdhjet e 2019 ia vuri përball një person të sjoit të vet, Vjosa Osmanin. Beteja ishte e ashpër dhe në fund triumfues doli Albini me një fitore minimale. Dhe nuk vonoi shumë e LDK gaboi sërish. Prishi koalicionin me të dhe në vend që ta bënte Vjosa Osmanin kryeministre, për cka edhe ishte mandatare, e bënë Avdullah Hotin. Kjo solli irritimin e masës, përderisa Albini e bëri për vete edhe kundërshtaren e vetme serioze, Vjosën. Pas pak u mbajtën sërish zgjedhjet dhe ky binom fitoi gjysmën e votave, përderisa LDK u përgjysmua sërish.

Pra, fitoret e Albin Kurtit janë të bazuara në gabimet trashanike të LDK-së, e cila asnjëherë nuk tregoi as konsistencë, as kembëngulje karshi sfidave.

Këtyre fitoreve i ka kontribu edhe ndërtimi i narracionit që PDK është e mbushur me njerëz të korruptuar. As kjo parti nuk arriti të reformohet dhe të pastrohet asnjëherë nga këto akuza. Ndërkohë, Albini vazhdon të konceptohet si figurë e pastër. Në këto rrethana, rënia e lehtë e tij mund të konsiderohet që ndodhi për shkak të carjes me Vjosa Osmanin e assesi si rezultat i opozitës. Por sërish, ai arriti të fitojë më shumë se secila parti tjetër në 20 vjetët e fundit.

(Kosova ime)