Lajme

Publicisti nga Gjermania “godet” opozitarët “e çoroditur”, si po tentojnë të rrëzojnë Kurtin nga pushteti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:46 / 23 December 2022

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj, ka akuzuar partitë opozitare në Kosovë, se po bëhen palë me Serbinë, për ta rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.


“Opozita vendore, po shpërfaqë gjithnjë e më hapur kundra-kombëtarizmin dhe rrugaçërinë e saj, në përpjekjet e ethshme për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, duke u bërë palë me Serbinë armike.

Ai e ka cilësuar si të drejtë dhe logjike kërkesën e kryeministrit Kurti, drejtuar KFOR-it, për të shtuar prezencën e saj në Kosovë.

“Kërkesa e ligjshme e Kurtit, drejtuar KFOR-it, për t`i shtuar forcat në kufi, është e drejtë dhe logjike. Sepse përtej dy dekadave Kosova kërkon vendosjen e ushtarëve vendorë në kufi. Por, kjo kërkesë është refuzuar në vijimësi nga ndërkombëtarët! KFOR-i është zotuar se do ta mbrojë Kosovën, deri në krijimin e ushtrisë së rregullt të saj.