Lajme

Publikohen pamjet, nis matja e stabilitetit të Urës së Ibrit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:05 / 6 August 2024

Deputetja nga radhët e listës “Guxo”, Jeta Statovci, ka publikuar pamjet nga ura e Ibrit, përcjell Bota sot.

Ajo ka njoftuar se ka nisur punimet për matjen stabilitetit të urës.

Në pamjet e publikuara shihet edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Kujtojmë, se ura e Ibrit tash e sa vjet qëndron e mbyllur për automjete, derisa liderët në Kosovë po paralajmërojnë për hapje të saj, gjë që kjo po bie ndesh me deklarimet e ndërkombëtarëve sepse ata nuk po pranojnë një gjë të tillë, madje edhe BE edhe SHBA janë shprehur të zhgënjyera me veprimet e Qeverisë, duke i cilësuar të njëanshme dhe të pakoordinuara.