Lajme

Publikohet fotografia – Kiara është takuar jashtë me nënën e Luizit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:22 / 30 April 2023

Pati shumë aludime rreth asaj nëse Kiara Tito është takuar me nënën e partnerit të saj, Luiz Ejllit.

Madje nëpër media u tha që ato nuk janë takuar jashtë dhe se e ëma e artistit nga Shkodra nuk e do Kiarën.

Megjithatë, një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale ka lënë të kuptohet se ato janë takuar.

Foto: Instagram

Një llogari në Instagram, gjegjësisht me emrin Andrea, ka publikuar një imazh ku Angjelina dhe Kiara shihen duke ecur me sa duket në një park në Tiranë.

Kjo pasi e ëma e këngëtarit shqiptar gjatë këtyre ditëve ka ardhur nga Amerika për t’ia bërë një befasi të birit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ishte mbrëmë (e shtunë) në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për ta surprizuar të birin.